Mund t’ia falni Antonio Contes nëse dita e premte i është dukur si “deja vu”. Mbi të gjitha, nuk është hera e parë që ai është shkarkuar dhe zëvendësuar nga Maurizio Sarri.
E përfshirë në skandalin e kurdisjeve të ndeshjeve “Calciopoli” në vitin 2006, detyra e mbajtjes së Arezzos në kategorinë e dytë kurrë nuk ishte e lehtë, pasi që skuadra ishte dënuar me marrje të gjashtë pikëve, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.
Për fat të mirë, presidenti i klubit Piero Mancini kishte sy për të gjetur trajnerë elitarë. Por për fat të keq, ai vazhdonte të bënte panik.
Mancini në mënyrë të famshme shkarkoi Conten në tetor të vitit 2006, duke mbështetur shpresat e tij për mbijetesë te Sarri. Por nuk vonoi shumë që Mancini të humbte durimin sërish. U kthye Conte në mars dhe ndonëse rezultatet u përmirësuan, ishte tepër vonë. Arezzo ra nga liga dhe kurrë nuk e mori veten.
Fatkeqësisht skuadra bankrotoi në mars.