Sarri mund të largohet nga Napoli

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 13:27 | Nga

Trajneri italian ka oferta nga Premier Liga e Anglisë.

Duket se edhe ky sezon do ta shohë Napolin pa trofe në Serie A. Teksa kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të stinorit, skuadra napolitane ka katër pikë më pak se lideri Juventus dhe titulli tani duket i pamundur për ta.

Sipas asaj që shkruan Il Mattino, humbja kundër Fiorentinës mund të shënojë përfundimisht aventurën e napolitanëve nën drejtimin e Maurizio Sarrit, transmeton ksp.

Marco Giampaolo duket se do të jetë alternativa numër një, por presidenti De Laurentiis ka bërë edhe një sondazh për një rikthim të Rafa Benitezit, që shihet me sy po aq të mirë.

Për Sarrin kanë shprehur interesim dy skuadrat e Londrës, Chelsea dhe Arsenal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme