Lëvizja Mjedisore “Let’s Do It Kosova” sot ka filluar aksionin për pastrimin e deponive me mbeturina në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit, i cili ka rezultuar me largimin e 7 kamionëve dhe 100 thasëve me mbeturina.
Ky aksion i ndërmarrë në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën 2017”, është realizuar në bashkëpunim me KEK-un dhe me ndihmën e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga Komuniteti Romë, Kujtim Paçaku.
Në këtë aksion, KEK-u, ka ofruar makinerinë për largimin e mbeturinave, ndërsa pjesëmarrës kanë qenë vullnetarë nga Kryqi i Kuq i Kosovës dhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, transmeton Klan Kosova.
Po ashtu, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë dezinfektimin e hapësirës.
Aksioni do të vazhdojë edhe nesër, deri në eliminimin e të gjitha deponive të mbeturinave në këtë fshat.