SBAShK e përgëzon Sindikatën e Policisë së Kosovës për anëtarësim në Këshillin Evropian të Sindikatave

Prishtinë | 18 Maj 2023 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

SBAShK-u e ka uruar Sindikatën e Policisë së Kosovës për anëtarësim në Këshillin Evropian të Sindikatave.

Sipas SBAShK-ut kjo është arritje e Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe mirënjohje për djemtë e vashat që me punë e përkushtim janë në shërbim vendit dhe të qytetarëve.

Njoftimi i plotë:

Na gëzon shumë lajmi i botuar në medie se Sindikata e Policisë së Kosovës është pranuar si anëtare me të drejta të barabarta në Këshillin Evropian të Sindikatave Policore (CESP). Është kjo një arritje e Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe mirënjohje për djemtë e vashat që me punë e përkushtim janë në shërbim vendit dhe të qytetarëve.

SBASHK ka respekt të lartë e meritor për policinë e Kosovës dhe shumë herë në angazhimet  tona duke kërkuar realizimin e kërkesave të anëtarësisë sonë kemi mbështetur fuqishëm kërkesat   e policisë që janë prezantuar nga sindikata e tyre duke  kërkuar që ato të gjejnë zgjedhje meritore nga institucionet e shtetit. Kështu do të veprojmë edhe në të ardhmen sepse këtë e meritojnë  djelmoshat dhe vashat që me krenari  mbajnë  uniformën e policisë sonë.

Të ngjashme