SBASHK në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar

Prishtinë | 06 Shk 2026 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka dalë në mbështetje të marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë!”, i cili do të mbahet më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë në Prishtinë.

Pas konsultimeve me strukturat sindikale, kryesia e SBASHK) ka bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe sindikal në përkrahje të marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë!”.

Në njoftimin e saj, SBASHK thekson se kjo çështje ka peshë të veçantë sindikale dhe historike, pasi shumë nga çlirimtarët e UÇK-së ishin njëkohësisht arsimtarë dhe punëtorë të arsimit

“Dalja në këtë marsh nuk është akt politik, por akt moral dhe qytetar. Është shprehje e ndërgjegjes sonë kolektive dhe vazhdimësi e misionit sindikal për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe të së vërtetës”, është thënë në njoftim e SBAShK-ut.

Të ngjashme