SBAShK: Nuk është refuzuar padia ndaj vendimit të Bytyqit, por vetëm kërkesa për pezullim

Prishtinë | 08 Mar 2019 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) është sqaruar në lidhje me vendimin e Gjykatës Themelore, ku thotë se nuk  është refuzuar padia  ndaj vendimit të ministrit Bytyqi, por vetëm kërkesa për pezullim.

SBAShk-u thotw se Gjykata nuk ka aprovuar  kërkesën  e SBASHK-ut për shtyrjen e pezullimin e përkohshëm të vendimit të MASHT-it lidhur me orët e humbura gjatë grevës, por ka cekur se kjo  nuk prejudikon  vendosjen  meritore të aktvendimit për padinë e SBASHK-ut ndaj MASHT-it.

Komunikata e SBAShK-ut:

Për hirë të informimit të drejtë të opinionit  po japim sqarimin se Departamenti  për çështje administrative  i   Gjykatës  Themelore  në Prishtinë  sot  ka nxjerr një vendim  që ka të bëj me njërën nga kërkesat e SBASHK-ut  që i janë drejtuar kësaj Gjykate më 4 mars e që kanë të bëjnë me Padi-kërkesën ndaj vendimit të MASHT-it  lidhur me kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës.

SBASHK-u në Padi-ankesë kishte ngritur dy çështje:

  1. Padi ndaj vendimit të pabazuar në ligj  të  MASHT-it dhe
  2.  Kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të këtij vendimi deri në vendimin e plotfuqishëm të Gjykatës.

Gjykata nuk ka aprovuar  kërkesën  e SBASHK-ut për shtyrjen e pezullimin e përkohshëm të vendimit të MASHT-it lidhur me orët e humbura gjatë grevës, por ka cekur se kjo  nuk prejudikon  vendosjen  meritore të aktvendimit për padinë e SBASHK-ut ndaj MASHT-it.

SBASHK pret nga Gjykata që lidhur me padinë ndaj vendimit të pabazuar të MASHT-it të caktohet seancë  në kohën sa më të shpejtë të mundur dhe të merr vendim meritor konform argumenteve e fakteve të ofruara nga SBASHK-u.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme