SBAShK-u kujton Qeverinë Haradinaj se po shtohen pakënaqësitë në arsim

Prishtinë | 22 Nën 2017 | 16:34 | Nga

Paralajmërimi për ngritje aq të ulët të pagave nga janari 2018, Çështja e Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitin shkollor 1989/90 e deri në vitin shkollor 1998/99, mosfunksionalizimi i Ligjit mbi sigurimet shëndetësore janë çështje që po shtojnë pakënaqësitë në sektorin e arsimit në Kosovë dhe nëse nuk zgjidhen si duhet me dialog mund të çojnë në grevë të përgjithshme.

SBAShK-u është duke zhvilluar vazhdimisht takime me punëtorët e arsimit në komunat e Kosovës dhe me ata nga UP dhe krahas aktiviteteve sindikale është duke u hapur edhe debat për aktualitetin në këtë sektor me rëndësi. Të punësuarit në arsim kanë shtuar presionet ndaj SBASHK-un me kërkesat legjitime e të arsyeshme që të zhvillohet një dialog i mirëfilltë me Qeverinë Haradinaj lidhur me gjithë çështjet aktuale duke nisur nga fati i Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitin shkollor 1989/90 e deri në vitin shkollor 1998/99, implementimit të Ligjit për sigurimet shëndetësore dhe lidhur me paralajmërimin për ngritjen tejet të ulët të pagave nga janari i vitit 2018.

SBAShK-u i ka dërguar shkresë zyrtare për këto çështje Kryeministrit Haradinaj, zëvendës kryeministrave Limaj e Hoxhaj dhe Ministrave Jagcilar, Bytyqi , Hamza e Ismajli me kërkesën që në pjesën e parë të dhjetorit të niset me dialogun konkret lidhur me këto shqetësime dhe të gjendet zgjidhje e drejtë sepse në të kundërtën SBAShK-u do të jetë i detyruar të dëgjojë zërin e anëtarësisë dhe të nis me veprime sindikale, duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme