SBAShK-u me peticion kërkon zbatimin e Ligjit për Paga, greva s’do të ketë

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 14:51 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Procesi mësimor pas pushimit dimëror do të fillojë të hënën më 13 janar dhe se nuk do të ketë greva, raporton Ekonomia Online.

Por Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës të Kosovës (SBAShK), thotë se kanë marr një iniciativë për grumbullimin e nënshkrimeve të mësimdhënësve e që do t’i dërgohen Avokatit të Popullit ku do të kërkohet revokimi i pezullimit të Ligjit për Paga.

Këtë e ka bërë të ditur për Ekonomia Online nënkryetarja e SBAShK-ut Vjollca Shala.

Shala ka treguar se gjysma e mësimdhënësve kanë dhënë tashmë nënshkrimet dhe pritet që ato t’i dorëzohen Avokatit të Popullit.

“Mësimdhënësit kanë bërë vet iniciativë për të bërë kërkesë tek avokati i popullit dhe njëherit edhe në qeverinë e Kosovës me qëllim të  pezullimit të përkohshëm të Ligjit për Paga, tanimë mbi  gjysma e mësimdhënësve kanë bërë nënshkrimet e tyre dhe kanë bërë kërkesë tek Avokati i Popullit apo edhe në zyrat regjionale të komunave të tyre me qëllim të revokimit të pezullimit të ligjit të pagave”.

“Natyrisht që janë në mbështetje të SBAShK-ut të gjithë anëtarësia dhe të gjithë mësimdhënësit e Republikës së Kosovës për një çështje të tillë kështu që do të presim tutje çka do të ndodhë”, thotë ajo.

Nënkryetarja e SBAShK-ut ka treguar se ky është veprimi i tanishëm sindikal dhe se nuk do të ketë greva të mëtutjeshme, por që do të presin se çka do të ndodhë tutje.

“Ne kur dëshirojmë të ndërmarrin ndonjë veprim sindikal të konsultohemi, kështu që anëtarësia jonë ka vendosur meqenëse avokati i popullit ka dërguar një kërkesë të tillë tek Avokati i Popullit ka dërguar një kërkesë të tillë në Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese ka nxjerr një vendim të tillë, atëherë ne natyrisht se bazohemi në të dhënat nga anëtarësia jonë dhe ata kanë vendosur të shkohet në këtë mënyrë dhe të shkohet me anë të nënshkrimeve të tyre të kërkohet me qëllim të revokimit të atij vendimi dhe të paraqes kërkesë prapë Avokati i Popullit në Gjykatën Kushtetuese për pezullim të një veprimi të tillë”, thotë ajo.

Gjykata Kushtetuese, pas ankesës së Avokatit të Popullit, pezulloi përkohësisht Ligjin për Paga. E kjo shkaktoi panëqaësi te mbi 60 mijë punonjës shtetërorë.

Të ngjashme