SBAShK-u i vendosur ta bllokojë mbajtjen e testit “PISA 2018” përmes grevës

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 09:27 | Nga

Testi “PISA 2018” do të fillojë të mbahet të mërkurën, ndërkaq nga e premtja Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka thirrur grevë të përgjithshme.

SBASHK-u është i vendosur ta pengojë mbajtjen e testit PISA nëse para të premtes Qeveria nuk e procedon në Kuvend Projektligjin për mësimdhënësit e viteve ’90, shkruan sot Koha Ditore.

Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ka thënë se Qeveria është duke u angazhuar që sa më parë të gjejë një zgjidhje për kërkesat e Sindikatës, por nuk ka treguar se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Njohësit e çështjeve të arsimit e konsiderojnë si dështim të madh nëse nuk mbahet testi PISA, për shkak të grevës së SBAShK-ut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme