Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), sot mban takim të jashtëzakonshëm, ku do të diskutohet për qëndrimin e SBASHK-ut lidhur me paralajmërimin për testin me shkrim të 23 000 mësimdhënësve për në tetorin e këtij viti.
Po ashtu, në rend dite do të jetë njoftimi i Këshillit Drejtues lidhur me rrjedhën e takimit me ministrin e MASHT, Arsim Bajrami dhe kabinetin e tij, sfidat eventuale nga zbatimi i Kurrikulit të ri, detyrat konkrete të SBASHK-ut lidhur me përpilimin e tekstit të Kontratës së re Kolektive (Komisioni i SBASHK-ut për hartimin e tekstit dhe negocim), detyrat konkrete e aktuale të kryetarëve e kryesive të niveleve komunale sindikale, si dhe çështje tjera.