Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBAShK) ka njoftuar anëtarët e saj dhe punonjësit e të gjitha institucioneve arsimore sonte në orët e mbrëmjes, kryetari Rrahman Jasharaj ka pasur një takim në objektin e qeverisë me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqi, në lidhje me grevën që ka nisur javën e kaluar.
Nëpërmes një komunikate shtypi, SBAShK ka njoftuar se në këtë takim mori një ofertë në formë të shkruar nga kryeministri Haradinaj, “në të cilën kishte ngritje të koeficientit prej 0.2 vetëm për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar (nga çerdhet e deri tek shkollat e mesme), që është rreth 10 % e ngritjes së koeficientit”.
“Kjo ofertë nuk i plotëson kërkesat e SBASHK-ut, aq më shumë pasi që nuk janë përfshirë punëtorët teknikë, punëtorët administrativë si dhe i tërë sistemi universitar”.
“Ju njoftojmë se greva vazhdon edhe ditët në vijmë më shpresën se dialogu do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të anëtarësisë”, përfundon njoftimi i Sindikatës së Arsimit.