Ambasadori i SHBA- së në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se konflikti i ngrirë Serbi-Kosovë nuk është opsion që sjell stabilitet, transmeton Koha.net.
“Serbia me marrëveshjen e Brukselit i është përkushtuar ndaj asaj që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve sikur dhe Kosova. Ky duhet të qëllimi i të dy palëve, e ky me siguri që është edhe qëllimi ynë”, ka thënë Scott për gazetën e Beogradit “Danas”.
Ai, siç shkruan gazeta, ka hedhur poshtë thëniet se autoritetet e Kosovës kanë përkrahjen e Washingtonit për doganimin e Kosovës të vënë ndaj mallrave serbe.
“SHBA-ja që në fillim ka qenë shumë e qartë në qëndrimin se doganimi nuk ndihmon dhe është pengesë e madhe për kthimin në negociata dhe ai duhet të hiqet”, ka thënë Scott.
Ambasadori ka hedhur poshtë pohimet se bashkësia ndërkombëtare nuk ka vullnet të bëjë presion ndaj Kosovës që të hiqet taksa duke shtuar se Washingtoni nuk e kontrollon Kosovën.