Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott tha sot se ai e sheh çështjen e Kosovës dhe zhvillimin e situatës në Kosovë si një nga problemet më të vështira, përkatësisht pengesat në marrëdhëniet aktuale SHBA-Serbi.
Në atë kontekst, ai kujtoi se regjimi i Sllobodan Millosheviqit ishte akuzuar për dhunë ndaj civilëve në Kosovë, pas së cilës ai tha se NATO kishte vendosur të largonte ushtrinë serbe nga Kosova, transmeton Klan Kosova.