Scott: ShBA-ja nuk do të përkrahë çdo zgjidhje që pajtohen Kosova e Serbia

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të hapura për çdo zgjidhje për Kosovën tek e cila do të arrinin pala serbe kosovare, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se kjo megjithatë nuk do të thotë se ShBA-ja do të përkrahë çdo marrëveshje, përcjell televizioni publik i Serbisë.

“Do të shqyrtojmë çdo zgjidhje, pro kjo nuk do të thotë se do ta përkrahim çdo zgjidhje, sepse s’e dimë se prë çfarë bëhet fjalë”, ka thënë Kyle Scott.

I pari i Ambasadës së ShBA-së në Serbi ka shtuar se zgjidhja e arritur drejtpërdrejtë nga palët e interesuara, është zgjidhja më e mirë, dhe nëse ajo do të arrihet e tillë ndërmjet Serbisë e Kosovës, do të jetë më e qëndrueshmja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme