Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie nuk ka arritur ta miratojë dhe ta dërgojë në kryesi të Kuvendit Projektligjin për Transmetuesin Publik të Kosovës (RTK), për shkak të mungesës së kuorumit. Si pasojë, mbledhja e komisionit është shtyrë për të mërkurën.
Kjo pasi deputetët e opozitës lëshuan mbledhjen sepse nuk pranuan që projektligji të dërgohet në Kryesi pa u shqyrtuar në komision vërejtët e institucioneve përkatëse, raporton Ekonomia Online.
Deputetët e pozitës kërkuan që vërejtët në Projektligj të trajtohej mes dy leximeve në seancë plenare, me të cilën nuk u pajtua opozita.
Kryetari i komisionit, Nait Hasani, tha përcjellë për Qeveri për vlerësim të vijës buxhetore, dhe sipas tij, Qeveria ka vlerësuar se sa i përket buxheti ka plotësuar kushtet për shqyrtim në komision.
“Qeveria ka dhënë vërejtjet. Qeveria s’ka dhënë vërejte të buxheti. Vërejtjet e juaja janë të mirëseardhura dhe kërkoj që të jenë pjesë e seancës. Vërejtjet e Qeverisë nuk mundemi me i ndryshuar në komision, në seancë në mes dy leximeve mund të vendosim”.
Hasani nuk është pajtuar më kërkesën për kanalin e diasporës që ky kanal të ketë redaksi jashtë.
“Kush merr përgjegjësi për lajmet e rreme”.
Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, duke përkrahur këtë Projektligj, tha se ka vërejtje te dispozita për shkarkimin e bordit.
“Në rekomandimet që vijnë nga komisionet tjera dhe Qeveria shohim se është një ligj që nuk mund të kemi probleme gjatë shqyrtimit. Është një vërejtje te shqyrtimi i dispozitave lidhur me shkarkimin e bordit. Do të votojë për dhe sot është momenti me dërguar në Kuvend”.
Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina fillimisht tha se mbështesin në parim procedimin e Projektligjit në Kryesi të Kuvendit, por me kusht që vërejtjet e tyre të merren parasysh pas leximit të parë në seancë.
Ajo ka kërkuar sa më shumë të kufizojnë ndërhyhet e politikës dhe grupeve të interesit në punën e RTK-së.
“Në parim jam që të shkojë në seancë por kam shqetësim lidhur më numrin e madh të anëtarëve te bordit. Pavarësia e transmetuesi nuk rregullohet vetëm me pavarësinë financiare, por duhet të rregullohet pavarësia e menaxhmentit, trupës drejtuese. Vërejtjet do t’i japim në seancë. Vota jonë për është e kushtëzuar me ndryshimet që duhet të bëhen pas leximi të pare, përndryshe në leximin e dytë vota jonë është e kushtëzuar”.
Por më vonë Pantina ka ndërruar mendje duke thënë se është më mirë që në komision të shqyrtohen vërejtjet e pastaj të shkojë në Kryesi të Kuvendit.
Adem Mikullovci nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Projektligji ka mjaftë mangësi, por shtoi se po përzihet statusi i televizionit me Projektligjin për televizionin.
“Ligji është i mirë ka mjaftë vende për plotësime, por me status mund të rregullohen bordi është mjaftë i madh dhe duhet të ketë më shpesh mbledhje, duhet me e bë që me Kuvendi me e njohur bordin, mundësi e madhe është drejtori gjeneral dhe bordi nuk përmendet drejtori i televizionit për programin e parë, RTK 2 radion por emrat e tyre nuk figurojnë fare. Tek financimi pagimi përmes rrymës ka me Kundërshtuar dhe ky parapagim do të dështojë”.
Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ka thënë se Projektligji duhet të shkojë në Kryesi të Kuvendit e pastaj në seancë.
Deputeti i LDK-së, Imet Rrahmani, ka thënë se kërkesa e deputetëve të pozitës është e palogjikshme.
“Mendoj që edhe vërejtjet që ka bërë komisioni gati për çdo nen por edhe disa vërejtje tjera qe i kemi marr ne si komision duhet tu japim përgjigje një nga një, qoftë t’i refuzojmë të mos i fusim në ligj”.
“Kështu pa i harmonizuar dhe diskutuar në komision mendoj se është hap i ngushëm. Kjo çështje të shtyhet te harmonizohet me kërkesat që kanë ardhur me shkrim. Cila është logjika qe ne vetëm me i marr vërejtjet e qeverisë dhe nuk i diskutojmë në komision? Cila është logjika mos me ju dhënë ne përgjigje sugjerimeve vërejtjet?”.
Rrahmai ka thënë se RTK-ja me transmetimin aktual nuk përmbush kërkesat e diasporës, raporton EO.
“Pak kush e ka ngrit nevojën e krijimit të një kanali të veçantë”.
“Sa kish me kushtuar hapja e një kanali të ri. Nëse jeni për me hap një kanal të diasporës pa e bë një analizë të mirë hajde po e bëjmë”.
Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, ka thënë se Komisioni nuk duhet të ngutet që ta dërgojë Projektligjin në seancë.
“Nuk e di kujt po i ngutet që sot të shkojë në Kryesi. Unë nuk marr pjesë në këtë votim sot, ju e keni gabim”.