BE-së nesër i dorëzohet draftstatuti antikushtetues

Prishtinë | 03 Gus 2018 | 08:20 | Nga

Të shtunën kalon afati katërmujor i Bashkimit Evropian për hartimin e draftstatutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ekipi menaxhues e ka përgatitur këtë draft në bazë të Marrëveshjes së Brukselit dhe duke i anashkaluar rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, shkruan gazeta “Zëri”.

Nesër përfundon afati i dhënë nga Bashkimi Evropian për hartimin e draftstatutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Qeveria e Kosovës ende nuk e ka pranuar draftin, për të cilin shpreson se do të jetë brenda kornizave kushtetuese.

Ndërsa ministri i Pushtetit Lokal, Ivan Todosjeviq, para pak ditësh ka deklaruar se ekipi menaxhues është duke hartuar një draftstatut në bazë të Marrëveshjes së Brukselit duke anashkaluar Kushtetutën e Kosovës.

Kjo deklaratë e tij ka ngjallur reagim si nga ana e pozitës, ashtu edhe të opozitës, të cilët për gazetën “Zëri” kanë thënë që i vetmi version i pranueshëm është ai ku nuk shkelet Kushtetuta e Kosovës, ndërsa një pjesë e opozitës është deklaruar që assesi nuk do ta pranojë Asociacionin dhe nëse një gjë e tillë ndodh ata kanë paralajmëruar masa deri në zhbërjen e këtij vendimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme