Së paku 20 migrantë nga Afrika humbin jetën në ujërat e Tunizisë

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Së paku 20 migrantë nga Afrika kanë humbur jetën pasi varka ku gjendeshin është fundosur në afërsi të brigjeve të Tunizisë.

Ata po tentonin të kalonin Detin Mesdhe për të arritur në ishullin italian Lampedusa, kanë njoftuar zyrtarët e sigurisë në Tunizi, raporton agjencia Reuters.

Forcat e kërkim shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë pesë persona, ndërsa po kërkojnë edhe 20 tjerë.

Qyteti Sfax në Tunizi është bërë vend nga ky po nisen personat, që po ikin nga konfliktet në Afrikë dhe Lindje të Mesme, e po kërkojnë jetë më të mirë në Evropë.

“Varka është fundosur rreth 10 kilometra nga bregu i Sfaxit. 20 trupa të pajetë janë gjetur, pesë janë shpëtuar dhe të gjithë janë nga Afrika sub-Sahariane”, ka thënë zyrtari i sigurisë Ali Ayari.

Rreth 45 persona ishin në varkë kur ajo u zhyt, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme