Së paku 42 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Kamerun

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 42 persona kanë vdekur nga rrëshqitja e dheut që u shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut në Kamerun.

Ekipet e shpëtimit janë përpjekur t’i gjejnë njerëzit e zhdukur duke e larguar dheun dhe baltën e rrëshqitur në pjesën perëndimore të këtij shteti afrikan. Në mesin e viktimave ishin 26 fëmijë. Lajmin e bëri të ditur televizioni publik i Kamerunit.

Shpëtimtarët do ta vazhdojnë punën edhe të mërkurën për t’i gjetur trupat e tjerë, të cilët vesohet se janë mbuluar nga dheu.

“Rreth orës 10 e dëgjova një zhurmë. Më pas e pashë një re të madhe pluhuri e kur ajo u zhduk, pashë se mali ishte shembur”, tha Albert Kenge, një dëshmitar që i mbijetoi rrëshqitjes së dheut.

Reshjet e shiut kanë vazhduar edhe pas sezonit të zakonshëm të reshjeve në Afrikë, shkaku i të cilave tashmë janë zhvendosur rreth 30 mijë njerëz në fqinjën e Kamerunit, Republikën e Afrikës Qendrore.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e fëmijëve, UNICEF, tha javën e kaluar se reshjet e mëdha të shiut në Sudanin Jugor i kanë shkatërruar rrugët dhe qendrat shëndetësore, duke e bërë të vështirë qasjen në ushqim dhe ujë për gati një milion njerëz, shkruan “Reuters”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme