Së paku dhjetë alpinistë vdesin në malet në Iran

Prishtinë | 27 Dhj 2020 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Së paku dhjetë alpinistë kanë vdekur në malet në veri të kryeqendrës së Iranit, në Tehran, si pasojë e një orteku dhe stuhie bore, njofton BBC.

Mali Alborz është destinacion i preferuar për alpinistët dhe skitarët, por ditët e fundit kushtet atmosferike kanë qenë mjaft të rënda.

Janë caktuar 20 skuadra kërkim-shpëtimi që kanë shpëtuar 14 alpinistë, por edhe së paku shtatë janë duke munguar.

Operacioni i kërkim-shpëtimit ka ndaluar në mbrëmjen e të shtunës, por do të vazhdojë sot.

Në mesin e atyre që kanë vdekur janë një aktivist politik, një akademik, një mjek dhe një instruktor i alpinizmit.

Në një moment të premten, rreth 100 persona kishin mbetur të ngujuar në një resort skijimi kur u prish një teleferik.

Ka pasur paralajmërime të mëhershme për mot të keq dhe po ashtu ortekë të mundshëm.

Të ngjashme