Së paku tetë të vdekur nga orteku në Himalaje

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Të paktën tetë persona vdiqën dhe 384 të tjerë u shpëtuan të premten, pasi një akullnajë që rrëshqiti krijoi ortek në pjesën indiane të Himalajeve, afër kufirit me Kinën.

“Tetë trupa janë gjetur. Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvulluar”, tha para gazetarëve të shtunën një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, duke shtuar se gjashtë persona të shpëtuar ndodhen në gjendje kritike.

Qasja përmes rrugëve u bllokua në katër-pesë vende për shkak të rrëshqitjeve të shumëfishta të dheut dhe borës, pasi orteku e goditi distriktin Chamoli të rajonit Uttarakhand, tha ky zyrtar.

Autoritetet po bëjnë përpjekje që ta kthejnë në gjendje stabile rrjetin e transportit, pasi rrugët janë mbyllur nga reshjet e mëdha të borës. tha një zyrtar i lartë, pasi e vëzhgoi zonën përmes helikopterit.

Tragjedi të tilla nuk janë të rralla në Himalaje. Një shkëputje e akullnajës dhe rrëshiqtja e dheut la mbi 200 të vdekur në këtë rajon në muajin shkurt. Përpos viktimave, kjo fatkeqësi natyrore shkatërroi dy projekte për hidrocentrale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme