Në ankandin e ardhshëm “Goodind & Company’s” në SHBA, do të dalë për shitje prototipi Ferrari 275 GTB i vitit 1964.
Ky prototip, thuhet se është përdorur për zhvillimin e modelit 275 GTB si dhe në testimin e motorit të tij 3.3-litër V12, në vitin 1966 mori pjesë në garën Monte Carlo Rally, transmeton Koha.net.
Prototipi 275 GTB, po ashtu, ka pësuar disa modifikime, të cilat përfshijnë dritat shtesë, xhamin e përforcuar, diferencialin LSD, kofanon e veçantë dhe fshesën shtesë te xhami i përparmë.
Megjithatë, ky Ferrari 275 GTB i vitit 1964 me eksterier me ngjyrë të verdhë do të dalë për shitje në ankand ku pronari i ri pritet të paguaj për të nga 6 deri 8 milionë dollarë.