Ekonomia Online
FUNDIT

Së shpejti del në shitje Lamborghini Veneno Roadster me vetëm 450 km të kaluara

Së shpejti del në shitje Lamborghini Veneno Roadster me vetëm 450 km të kaluara

Në shtëpinë e ankandit “RM Sotheby’s” do të dalë për shitje modeli Veneno Roadster i Lamobrghinit me vetëm 450 kilometra të kaluara. Ankandi do të hapet më 5 shkurt dhe do të mbahet në Paris. Fjala është për modelin e dytë prej vetëm 9 njësive sa janë në total. Pronari i këtij Veneno Roadster është […]

Në shtëpinë e ankandit “RM Sotheby’s” do të dalë për shitje modeli Veneno Roadster i Lamobrghinit me vetëm 450 kilometra të kaluara. Ankandi do të hapet më 5 shkurt dhe do të mbahet në Paris.

Fjala është për modelin e dytë prej vetëm 9 njësive sa janë në total. Pronari i këtij Veneno Roadster është një anëtar nga familja mbretërore e Arabisë Saudite, transmeton Koha.net.

Lamborghini Veneno Roadster ka eksterier me ngjyrë të zezë “Satin” me disa pjesë nga fibra të karbonit e me ngjyrë të zezë mat, si dhe enterier prej lëkure me ngjyrë të gjelbër.

Sa i përket motorit, ky model ka motor 6.5-litër V12 me kapacitet prej 750 kuajfuqi.

Ndërsa sa i përket çmimit, raportohet se ky Lamborghini në këtë ankand mund ta ndërrojë pronarin për 4.5 deri 5.5 milionë euro, por shuma mund të jetë edhe më e madhe.

Të ngjashme