Ekonomia Online
FUNDIT

Së shpejti fillon seanca gjyqësore ndaj Ramush Haradinajt

Së shpejti fillon seanca gjyqësore ndaj Ramush Haradinajt

Së shpejti pritet të filloj seanca gjyqësore kundër ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Seanca është paralajmëruar të fillojë në ora 09:00. Haradinaj është duke u mbajtur në Francë me flet-arrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti. Policia rrethon Gjykatën në Colmar të Francës (Foto) Një orë para se të fillojë seanca ndaj […]

Së shpejti pritet të filloj seanca gjyqësore kundër ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Seanca është paralajmëruar të fillojë në ora 09:00.

Haradinaj është duke u mbajtur në Francë me flet-arrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti.

Policia rrethon Gjykatën në Colmar të Francës (Foto)

Një orë para se të fillojë seanca ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, forca të shtuara të policisë franceze kanë filluar ta rrethojnë Gjykatën e Apelit në Colmar të Francës.

Në seancën e cila pritet të filloj në orën 9:00 gjykata do ta marrë vendimin përfundimtar për lirimin e Haradinajt apo për ekstradimin e tij për në Serbi, në bazë të kërkesës së Serbisë.

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj po akuzohet nga Serbia për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999, raporton rtv21.

Të ngjashme