Së shpejti konferencë për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 11:34 | Nga

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së të drejtave të pacientëve në Kosovë – PRAK, me të cilët bisedoi për çështje që lidhen me realizimin së më të mirë të drejtave të pacientëve në Kosovë dhe, në mënyrë të veçantë u bisedua për Konferencën ndërkombëtare për të drejtat e pacientëve që më 16 dhe 17 tetor 2016 do të mbahet në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, ministri Rrahmani ka vlerësuar angazhimet e PRAK për të përmirësuar fushën e mbrojtjes të drejtave të pacientëve në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë dhe institucionet, dhe ka siguruar se MSh do të përkrah angazhimet që rrisin transparencën e institucioneve dhe fuqizimin e të drejtave të pacientëve në kujdesin shëndetësor.

Në takim është biseduar edhe për zgjerimin e bashkëpunimit me PRAK dhe shoqatat që kujdesen për të drejtat e pacientëve, promovimin e këtyre të drejtave si dhe fuqizimin e mekanizmave që rrisin përgjegjësinë dhe llogaridhënien në sektorin shëndetësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme