Seanca e Kuvendit të Kosovës vazhdon të premten

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 18:22 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka përfunduar sot interpelancën me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Përfundimi i seancës u propozua nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili u tha deputetëve që të vendosin nëse duan të vazhdojnë sot me seancë apo nesër në ora 13:00, raporton Ekonomia Online.

Pas deklarimeve të Grupeve Parlamentare u vendos që seanca të mbahet të premten në ora 13:00.

Haradinaj nesër do të ketë sërish një interpelancë tjetër, e kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

 

Të ngjashme