Seanca e radhës ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale pritet të mbahet në dhjetor. Kështu janë dakorduar palët.
Është diskutuar për çështjet teknike, ndërsa po ashtu edhe për fazën se ku gjenden hetimet e prokurorisë e po ashtu të mbrojtjes.
Avokati i Mustafës, Julius Von Bonne ka thënë se hetimet janë bërë më të vështira për shkak të situatës me koronavirus, veçanërisht në Holandë.
“Problemi është çështja e Covidit dhe gjendje rreth Covidit në Holandë. Kemi deklaratën e ministrit të Shëndetësisë së Holandës dhe u njoftuam që masat kufizuese të ndërmarra janë në fuqi deri në fund të dhjetorit. Nuk e bën të lehtë punën e hetimit, kontaktimit të dëshmitarëve, ekspertëve dhe punën në terren. Kosova në këtë moment është me ngjyrën portokalli sa i përket epidemisë, është rajoni i shënuar me ngjyrë portokalli. Është cilësuar në gjendje më të mirë se Holanda, që është e shënuar me të kuqe. Karantina parashtron probleme në këtë moment”, ka thënë Von Boone, që ka propozuar që seanca e radhës të mos mbahet para 9 dhjetorit e po ashtu jo më 16 dhjetor, për arsye të tij personale.
. Problemi është çështja e kovidit dhe gjendjes rreth kovoidit në Holandë. Kishim deklartë3n e ministrit të Shëndetësisë së Holandës dhe u njoftuam që masat që janë marrë do të jenë në fuqi deri në fund të dhjetorit. Nuk e bën të lehtë punën e hetimit, kontakltimin e dëshmitarëve ekspertëve apo punën në terren. Kosova në këtë moment është e shënuar me ngjyrën portokalli për nga epidemia e kovodit, është rajoni i shënuar me ngjyrë portokall. Është cilësuar në gjendje më të mirë se Holanda që është e shënuar me të kuqe në këtë moment. Karantina, parashtron probleme në këtë moment.