Seanca e rigjykimit të Mujës caktohet në shtator

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 20:32 | Nga

Rigjykimi ndaj Ramadan Mujës në Gjykatë të Apelit pritet të nisë brenda pak muajve. Shtatori sjell datën e rigjykimit kundër Ramadan Mujës

Këtë e ka konfirmuar për KTV-në kjo Gjykatë, e cila tani është kompetente për të trajtuar rastin e kryetarit të Prizrenit.

Bazuar në praktikë gjyqësore, rasti i Mujës mund të mos marrë fund para datës së ardhshme të zgjedhjeve lokale.

Opozita në Prizren dhe shoqëria civile kanë kritikuar vazhdimisht se zvarritja e këtij rasti është bërë pikërisht për të mos dërguar Prizrenin në zgjedhje. Megjithatë, mbrojtja e Mujës thotë të kundërtën.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ka një histori të gjatë të përballjes me drejtësinë. Ai është dënuar në vitin 2014 me burgim me kusht për keqpërdorim të detyrës zyrtare, por edhe me ndalim të ushtrimit të posteve publike.

Ai kurrë nuk ka dhënë dorëheqje me arsyetimin se vendimi nuk është i formës së prerë, çka pastaj Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e kryetarit të Prizrenit.

Vetëm 3 muaj më vonë pas ankesave të palëve, Gjykata Supreme ia ka kthyer në rigjykim Apelit, por nga një trup gjykues tjetër. Në bazë të praktikave gjyqësore, rasti i tij mund të mos përfundojë para zgjedhjeve të ardhshme lokale, që janë vitin që vjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme