Seanca konstituive e Kuvendit mbahet të premten e ardhshme

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 18:17 | Nga

Derisa sa po pritet që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, të thërras seancën për konstituimin e Kuvendit, lajmi.net merr vesh se Kuvendi mblidhet në fund të javës së ardhshme.

Burime brenda koalicionit PAN i thanë lajmi.net se seanca pritet të mbahet të premten e ardhshme, gjegjësisht më 28 korrik 2017.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma, janë shprehur të sigurt se i ka votat për formimin e qeverisë, ndërsa LAA dhe Vetëvendosje kanë thënë se janë kategorikisht kundër çdo bashkëpunimi me PAN-in.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme