Deputetët e legjislaturës së 8-të mëngjesin e së hënës ia kanë mësyrë ndërtesës së Kuvendit, për të marrë pjesë në seancë konstitutive, raporton Ekonomia Online.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 438 335 vota apo 50.28 për qind, ka fituar 58 ulëse në Kuvend, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës 148 285 vota apo 17 009 për qind ka fituar 19 ulëse.
Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 110 985 vota apo 12.731 për qind ka marrë 15 ulëse në parlament duke vijuar më pas me Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila ka fituar 62 111 vota apo 7.124 për qind, ka marrë 8 ulëse të deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Lista Serbe e cila ka fituar 44 407 vota 5.094 për qind ka marrë 10 ulëse në Kuvend të cilat i ka të garantuara me Kushtetutë.