Seanca e Kuvendit të Kosovës që filloi sot rreth orës 16:30 për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi mund të zgjasë deri në mesnatë, bazuar në numrin e deputetëve që e kanë kërkuar fjalën.
32 deputetë e kanë kërkuar fjalë që të thonë fjalën e tyre për demarkacionin, temë e cila diskutohet qe gati tre vjet.
Këtë e ka bërë të ditur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.