Gjykimi është anuluar për shkak të mossigurimit të prezencës së dy dëshmitarëve që sot është dashur të japin dëshminë e tyre. Për dëshmitarët Dragi Ivanovski dhe Dime Veskov është kërkuar shoqërim policor.
Gjatë gjykimit gjykatësi Osman Shabani përmes telefonit ka kërkuar informacion nga stacionet policore Butel dhe Gazi Babë se pse nuk janë sjellë dëshmitarët për të dëshmuar, ku ka marrë përgjigje se Dragi Ivanovski nuk ka qenë i qasshëm, dhe se shtëpia ku është dhënë adresa si e tij ishte e shitur.
Për vrasjen e pesëfishtë në afërsi të Liqenit të Smilkovës më 12 prill 2012, ku mbetën të vrarë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksadar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm janë dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata supreme në dhjetor të vitit 2017 i shfuqizoi gjykimet, dhe i liroi nga burgu të gjykuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, dhe u caktoi masë të kujdesit. Pas shfuqizimit të dënimit, rastin Monstra e mori PSP dhe lënda është kthyer në gjykim të serishëm. Seanca gjyqësore për rastin Monstra do të vazhdojë më 1 korrik.