Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e ardhshme të mbahet të enjten, ku do të jetë interpelanca e ministrit të arsimit, Arsim Bajrami, por jo edhe interpelancat e kryeministrit, Isa Mustafa.
Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami tha se interpelancat me kryeministrin mbeten për javën e ardhshme.
Projektligji për lirit fetare sipas saj është shtyrë në mungesë të listës serbe. Ajo i komentoi zhvillimet e fundit në Mitrovicë, duke thënë se janë si pasojë e dialogut jotransparent në Bruksel.