Në Gjykatën Penale në Shkup për sot është caktuar seancë gjyqësore për lëndën e PSP-së “Titanik” ku të akuzuar janë gjithsej 21 persona, mes të cilëve edhe Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, dhe një sërë e zyrtarë të lartë qeveritar dhe partiak nga radhët e VMRO-DPMNE-së.
Ky rast ishte edhe hetimi i parë të cilin e hapi Specialja në vitin 2016. Ky është rasti i parë që PSP-ja e ka zbuluar ndërsa seancat vazhdimisht shtyhen.