Disa infermierë sot kanë mbajtur një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë duke kërkuar që t’iu vazhdohet kontrata e punës.
Egzon Seferi, i cili ishte pjesëmarrës i kësaj proteste tha në Info Magazine në Klan Kosova se ai dhe kolegët e tij e tij kishin punuar me përkushtim të madh gjatë pandemisë COVID-19.
Por, tani ai thotë se po konsiderohen si tepricë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas tij kjo u është thënë atyre gjatë një takimi që kanë pasur me sekretarin e kësaj ministrie Naim Bardiqi.
“Në takimin që kemi pasur me sekretarin Naim Bardiqi, na është thënë që ka staf tepricë tek infermierët dhe stafi mbështetës. Po ashtu na është thënë që kontratat nuk mund të vazhdohen mbi gjashtë muaj brenda një viti. Pra, Ministria e Shëndetësisë me këtë rast e ka shkelur ligjin. Ne kemi një grup që janë pranuar para neve që u është vazhduar kontrata çdo tre muaj”.