Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka deklaruar, se vdekja e Astrit Deharit është shkaktuar nga shteti, përkatësisht nga pushteti.
Ai ka thënë haptas se nuk i beson, por as që pret nga EULEX-i të ndihmoj në zbardhjen e rastit të vdekjes së aktivistit të VV-së.
Sipas tij, LVV nuk pret drejtësi nga ata që nuk i përgjigjen e as nuk u japin llogari qytetarëve të Kosovës.
Sejdiu, ka insistuar që për ndriçimin e rastit duhet të bëhet një hetim i pavarur, por jo domosdoshmërish ndërkombëtar.
Mirëpo, ai ka përkujtuar se rreziku më i madh është te “kontaminimi i provave”. (GazetaTribuna)