Deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu partia e të cilit është në koalicion me LDK-në dhe Alternativën ka thënë se koalicioni i tyre po kalon në ditët më të mira.
Ai ka thënë se ajo që u raportua se presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli u ka dhënë një ultimatum partnerëve të koalicionit, nuk ka qenë e tillë, por vetëm një inkurajim që të gjendet zgjidhje.
“Kurrë koalicioni ynë s’ka qenë më unik. Është qëndrim i Pacollit, AKR-së dhe koalicionit LAA”, tha Sejdiu.
“Mos të merret ultimatum por inkurajim i skenës politike, inkurajim i deputetëve që të bashkëpunojmë që të kalojmë këtë krizë artificiale dhe t‘i krijojmë institucionet. Besoj që ka reflektim përfshirë edhe mes neve edhe Vetëvendosje, ka shtruar ai.