Sejdiu: Ekonomia sot kërkon trajtim serioz, mësuesi është Keynes

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Ish deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu, ka reaguar ndaj deklaratave se shpenzimet publike duhet të bëhen vetëm nëse ato investime janë urgjente përgjatë pandemisë Coronavirus, për të cilat tha se është e gabuar dhe se duhet ndjekur shkolla e të menduarit nga John Maynard Keynes.

Sejdiu ka thënë se çështja e ekonomisë duhet merret seriozisht.

“Rruga përpara, sipas Keynes, është që Qeveria të rris shpenzimet e qeverisë në ekonomi duke ndërtuar infrafstrukturë, e në Kosovë do ishin termocentrali i ri, investimet e duhura në infrastrukturë ujore, dhe punë të tjera publike”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Postimi i plotë i Sejdiut pa ndërhyrje:

Logjika që duhet të ndjeket për ekonominë tonë prej sot e tutje është e shkollës së menduarit të John Maynard Keynes.

Po lexoj që disa po flasin që shpenzimet në investime publke tash e tutje duhet bërë vetëm nëse ato investime publike janë me urgjence. Kjo casje është totailsht e gabuar.

Dora e shtetit duhet të ndihet shpejtë, shumë, dhe pa pardon. Situata ekonomike kërkon trajtim serioz e të jashtëzakonshëm.

Historia e intervenimeve në kohe recesioni në meson si dhe cka duhet bërë! Mësimet janë të thjeshta, dhe kanë një emërues me emrin Keynes!

Kërkesa agregate është elementi me me rëndësi ne betejën ekonomike që po na pret.

Rruga përpara, sipas Keynes, është që qeveria të rris shpenzimet e qeverisë në ekonomi duke ndërtuar infrafstrukturë, e në Kosovë do ishin termocentrali i ri, investimet e duhura në infrastrukturë ujore, dhe punë të tjera publike.

Presidenti i SHBA, Franklin D. Roosevelt, duke ndjekur këte shkolle të menduarit, ka shkuar aq larg sa ka punësuar shkrimtarë të papunë për të prodhuar libra udhëzues për shtetet dhe qytetet e SHBA-ve.

Kerksa agregate, John Maynard Keynes, shteti si instrument agresiv e i pakompromis, ndermarresia dhe NVM-të janë rruga pëerpara.

Vështire do të jetë, por edhe më vështirë është nëse nuk mësojmë nga historia ekonmike dhe masat e ndërmarra në recesionet e kaluara.

Të ngjashme