Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pritet që në fund të kësaj jave ta mbajë Kuvendin e ri zgjedhorë, në të cilin pritet të zgjidhet kryetari e kryesia e re e kësaj partie, shkruan Front Online.
Deri me tani, disa anëtarë të kësaj partie kanë shprehur publikisht dëshirën për të kandiduar për të parin e LDK-së, por janë shtuar zërat se në zgjedhjen e kryetari të ri do të ketë ndikim kryesia e vjetër, e cila ka dhënë dorëheqje pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, si shkak i rezultatit të dobët.
E për këtë ndikim ka folur dhe ish-presidenti i Kosovës, ish-kryetari i LDK-së, dhe njëri ndër themeluesi e kësaj partie, Fatmir Sejdiu.
Ai tha se një rrugë e tillë është duke u aplikuar, por sipas tij, kjo është në kundërshtim me demokracinë.
“Nga ajo që është parë deri më tani dhe që ka shenja në këtë drejtim ajo po, është një rrugë e tillë duke u aplikuar pra një diçka që absolutisht që do të ishte në kundërshtim me demokracinë substanciale dhe mendoj se ajo nuk çon askund, nuk është zgjedhje”, tha ai.
Sejdiu: : Përgatitjet për Kuvend të LDK-së nuk janë të duhura, po përzihet struktura e vjetër
Sejdiu tha se për Kuvendin zgjedhor të LDK-së nuk janë bërë përgatitje e duhura.
Sipas tij, struktura e vjetër e LDK-së e cila ka prodhuar efekte negative nuk do të duhet të ishte pjesë e proceseve nëpër të cilat po kalon kjo parti.
“Them se nuk ka filluar mbarë nga shkaku se nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme si duhet dhe se e dyta ajo strukturë e delegatëve e cila ka prodhuar efekte negative nuk do të duhej të ishte dhe në Këshillin e Përgjithshëm edhe në kryesinë si faktorë vendimmarrës për këtë proces të rëndësishëm që e ka LDK para vetës. Sipas meje duhet të ishte një ekip i ri i cili do të mandatohet me një mandat të parakohshëm nga ana e Kuvendit të tillë dhe të shpallen zgjedhjet e
përgjithshme në LDK që nënkupton ndërtimin e një strukture të re në bazë të vullneti të elektoratit të saj”, ka thënë Fatmir Sejdiu për Front Online.
Fatmir Sejdiu: Qe nga 2010-ta, e paralajmërova LDK-në se është gabim
Ai foli edhe për rezultatin që kjo parti ka marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sejdiu tha se veprime e brendshme me anëtarësinë e LDK-së, shkëputjen nga elektorati, vizita e elektoratit vetëm për vota, kanë bërë që LDK-ja të marrë vetëm 13 % të votave në nivel vendi.
“Këtë mënyrë se si ka vepruar LDK, po ka qenë i pritshëm unë e kam paralajmëruar, e kam paralajmëruar mënyrën se si LDK është sjellë në proceset e punës së saj sidomos nga 2010 e këndej, e kam paralajmëtar mungesën e saj si akterët serioz që do të duhet të ishin në këto proces, e kam paralajmëruar me mënyrën e veprimeve të brendshme me anëtarësinë, shkëputjen nga elektorati, vizita e elektoratit vetëm për vota dhe e kam paralajmëruar edhe me qasjen për temat substanciale që kanë të bëjnë për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Sejdiu për Front Online.
Ai tha se në të gjitha këto procese që nga viti 2010 e këndej, LDK-ja ka abstenuar dhe nuk ka qenë faktorë për të dhënë vizionin e vetë.
Sejdiu nuk ka dhënë përgjigje nëse do t’i hyjë garës për kryetar të LDK-së.
Kuvendi zgjedhor i kësaj partie pritet të mbahet me 14 mars.