Shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, tha se seanca e parë do të mbahet me 30 dhe 31 janar, raporton Ekonomia Online.
“Seanca do të jetë me 30 janar gjithashtu edhe me 31 janar. Për ne janë të rëndësishme dy çështje, e para është interpelanca me Valdrin Llukën lidhur me ndërmarrjen e re që do të blej energji prej Contur Global, kjo është temë ekonomike e cila vazhdon në këtë model do të jetë e dëmshme dhe jemi të interesuar që çdo komponent ta shpërfaqim në kuvend në mënyrë qe secili deputet të ketë parasysh këtë kontratë”, ka thënë Sejdiu.
Ai tha se pa njohje s’do të ketë marrëveshje me Serbinë.
“Unë jam deputet i Kosovës për mua të rëndësishme janë deklaratat e qeveritarëve tonë, çka deklaron Vuçiqi për mua s’është e rëndësishme. Kur kemi qenë bashkë para Serbisë ja kemi dal gjithmonë. Është e rëndësishme qe të jemi bashkë, a ka apo s’ka marrëveshje është çështje tjetër mirëpo pa njohje s’do të ketë marrëveshje”, tha Sejdiu, raporton EO.