Sejdiu thotë se në vend është instaluar një politikë e frikës: Policët të lirohen pa kushte

Prishtinë | 22 Qer 2023 | 13:43 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, tha se në vend tash e një vit është instaluar një politikë e frikës. Madje sipas tij, e njëjta po ndodh edhe në Serbi.

Ai i tha Ekonomia Online se policët e arrestuar duhet që të lirohen sa më parë dhe pakushte, edhe siç po kërkon ShBA-ja.

Sejdiu pohoi se kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka informacione nga AKI-ja, prandaj edhe i mbetet atij që të vlerësojë nëse do ta takojë presidentin Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Ai u shpreh se duhet që të ecet përpara drejt së ardhmes e mundësive të reja.

“Mendoj se një ngjarje e sjellë tjetrën dhe ekziston një tendencë e madhe në Republikën e Kosovës për t’i ndarë gjërat, për të trajtuar secilin zhvillim si të izoluar prej tjetrit, pra rrëmbimi i policëve kosovarë është në kuadër të eskalimit që po ndodhë tash e sa muaj në Kosovë dhe nëse jemi duke folur për deeskalim si term tashmë goxha i përdorur është me rëndësi që të lirohen ata, ashtu siç po kërkojnë edhe SHBA-ja pakusht dhe të ecim përpara me njëfarë ideje të së ardhmes, njëfarë politike të mundësive përkundër një politike të frikës që tash e një vit po instalohet jo veç këtu po edhe në Serbi”.

“A duhet Kurti të shkojë, ai e vlerëson, ai e ka informacionin edhe nga Agjensioni Kosovar i Inteligjencës, edhe nga diskutimet që i bënë me diplomatë, ai e di se cila është më mirë për vendin, normalisht nëse këtë kalkulim e bënë në kuadër të zhvillimit të vendit e jo të eskalimit të mëtutjeshëm”.

Të ngjashme