Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vizitojë nesër Kosovën, me ç‘rast do të takohet me drejtuesit e institucioneve të Kosovës.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Mustafa do ta pres në takim Sekretarin Stoltenberg në ora 13:00, në Kabinetin e Kryeministrit.
Rreth orës 14:00, Kryeministri Mustafa dhe Sekretari Stoltenberg do të mbajnë konferencë të përbashkët për media, e cila do të transmetohet drejtpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Vizita e Sekretarit të NATO-s vjen në një moment kur Serbia po vazhdon të “provokojë” Kosovën me veprime të ndryshme.