Stoltenberg kërkon që ta mbledhë Këshillin NATO-Rusi muajin e ardhshëm

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kërkuar një takim të Këshillit NATO-Rusi, për muajin e ardhshëm, ndonëse Moska pritet ta konfirmojë.

Grumbullimi i forcave ruse afër kufirit me Ukrainën është duke shkaktuar shqetësim në mesin e bashkësisë ndërkombëtare tashmë me javë.

Rusia në anën tjetër kërkoi nga Perëndimi “garanci të sigurisë” në të cilat do të përfshihej premtimi nga NATO-ja që Ukraina nuk do të anëtarësohej në këtë aleancë ushtarake.

NATO tashmë refuzoi një kërkesë të këtillë por, Stoltenberg theksoi gatishmërinë që të sqarojë këto kërkesa në Këshillin NATO-Rusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme