Sekretariati i Etikës i Shqipërisë vendosi përjashtimin me dhjetë ditë të Albana Vokshit dhe Elda Hotit nga Kuvendi.
Me kërkesë të PS-së janë përjashtuar disa deputetë të PD-së nga seancat plenare, për shkak të situatës së tensionuar.
Sipas euronews.al, ligjvënësit nga radhët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit dhe kanë përdorur zhurmues për të ndaluar mbarëvajtjen e një seance normale.
Protestat e deputetëve opozitarë kanë nisur me arsyetimin se të drejtat e tyre në Kuvend janë nëpërkëmbur.
Po ashtu, pas vendosjes së arrest shtëpie të ish-kryeministrit, Sali Berisha “Rithemelimi” ka paralajmëruar se do të zgjerojë aksionin opozitar, deri në mos-bindje civile.