Sekuestrohen 55 kg drogë në Itali, destinacion kishte Shqipërinë

Prishtinë | 26 Qer 2017 | 12:43 | Nga

Financa italiane, në bashkëpunim me doganën e Portit të Xhoja Tauros (Gioia Tauro), ka sekuestruar 55 Kile e 470 gram kokainë të pastër të fshehur në një kontejner me kafe braziliane.

Kokaina ishte e ambalazhuar në 55 pako. Vlera e shitjes me çmim shumice e kësaj sasie kokaine shkon në 11 milion euro.

Financierët italianë dyshuan për kontejnerin me kokainë, sepse në dokumentacionin shoqërues të ngarkesës legjitime të kafes shkruhej si destinacion edhe Libani edhe Shqipëria, ndërsa kompania pritëse e kafes ishte regjistruar në Shqipëri.

Pas kontrollit me skaner dhe me qen antidrogë, u krye një kontroll në kontenjer, ku u zbuluan më pas mbi 55 kg kokainë.

Financa italiane e mban sekret emrin e kompanisë shqiptare pritëse të kafes braziliane dhe të kokains kolumbiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme