Sekuestrohen mbi 21 mijë euro në Prizren

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Të hënën rreth orës 18:00 janë arrestuar katër persona në Prizren për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar para 10.700 euro dhe gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve janë sekuestruar përkohësisht edhe 11.500 euro para të gatshme, një shkop bejsbolli dhe katër telefona, njofton Klan Kosova.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme