Mbrëmjen e së hënës është sekuestruar një sasi lënde narkotike në Portin e Durrësit.
Dyshohet se lënda narkotike është e llojit kokainë. Sipas informacioneve, lënda narkotike ishte e fshehur në një kamion dhe se kishte si destinacion Italinë.
Lënda narkotike u gjet pas një kontrolli të imtësishëm nga forca të policisë kufitare në kamionin i cili mësohet se ishte i ngarkuar me krom.
Policia bën me dije se ka ndaluar drejtuesin e kamionit, i cili ka deklaruar se nuk kishte dijeni për drogën. Deri më tani ende nuk dihet pesha e lëndës narkotike së sekuestruar.