Selena Gomez dhe Benny Blanco shpërndajnë furnizime emergjente në Los Anxhelos

Prishtinë | 19 Jan 2025 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Selena Gomez dhe i fejuari i saj, Benny Blanco, dolën vullnetarë për të shpërndarë furnizime emergjente për të mbështetur Los Anxhelosin pasi zjarret shkatërruan zonën. Siç shihet në historitë e Gomez në Instagram, çifti shpërndau ushqime dhe pije për banorët e prekur nga zjarret. “I jam mirënjohëse këtyre njerëzve”, ka shkruar Gomez në një nga postimet e saj.

Ndërkohë, Blanco ndau mirënjohjen e tij për ata që ishin në vijën e parë, duke shtuar: “Faleminderit të gjithë gardës kombëtare dhe zjarrfikësve!!! ju djema jeni super heronj!!!” Producenti i muzikës dha kontributin e tij edhe në përpjekjet e komunitetit, siç shihet në një foto të një kamioni plot me pako.

“Faleminderit shumë djema”, shkroi ai në storyn e tij në Instagram. “Çdo kompani që dëshiron të dhurojë ju lutem të më kontaktojë!!! faleminderit sërish të gjitha kompanive që u paraqitën”, përfundoi ai.

Rare Beauty, kompania e bukurisë së Gomez, gjithashtu shkroi se ata “mblodhën komplete emergjente për qendrat e evakuimit dhe dhuruan për Fondacionin e Zjarrit të Los Angeles dhe World Central Kitchen, të cilët janë atje duke ofruar ndihmë të menjëhershme”, transmeton Balkanweb

“Ne e dimë se ky do të jetë një udhëtim i gjatë shërimi dhe pikëllimi për vendin që ne e quajmë shtëpi, kështu që ju inkurajojmë të mbani vrullin për të mbështetur komunitetin tonë për të rindërtuar”, tha Gomez.

Të ngjashme