Kandidati i AKR-së për Kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli sot ka publikuar një pyetësor me fotografi, për të identifikuar problemet e shumta që i ka kryeqyteti, duke përfshirë rrugët me gropa, mbeturinat, hapësirat e munguara për lëvizje të këmbësorëve dhe të tjera probleme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Prishtinës në baza ditore.
Në publikimin e këtij pyetësori me fotografi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Selim Pacolli ka përsëritur sloganin e tij tashmë të njohur, duke thënë se pikërisht për shkak të nevojës për zgjidhjen e këtyre problemeve, Prishtinës i duhet një menaxher dhe jo një politikan me retorikë të rëndomtë.
“Të rinjtë nga ekipi im kanë krijuar këtë kuiz kreativ për qytetin e Prishtinës i cili tregon se kryeqyteti ka nevojë për një menaxher, e jo politikan” ka thënë Pacolli.
Kuizi ka tetë pyetje me tetë fotografi, dhe respondentët duhet ta qëllojnë se në cilin vend janë pamjet e rrugëve me gropa, sheshet, dhe parkingjet e uzurpuara, sepse jo të gjitha pamjet janë në Prishtinë.
KLIKO KËTU për kuizin online të cilin e kanë krijuar të rinjtë e AKR-së, në kuadër të fushatës së Selim Pacollit për të parin e Prishtinës.