Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli, sot do ta shpalos programin e tij politik për Prishtinën para qytetarëve. Ky takim do të mbahet në ora 18:00 në Sallën e Kuqe – Pallati i Rinisë.
Në programin e tij politik Pacolli parasheh ndryshime konkrete për një Prishtinë të re dhe synimi i tij kryesor është që ta kthej Prishtinën te qytetarët e saj.
Gjatë këtij takimi ai do ta shpalos në pika më të gjera të gjithë programin e tij politik për Prishtinën, me një program afatgjatë qeverisës.
Slogani i Selim Pacolli është: Politikanët vetëm flasin, një menaxher vepron.