Selimi beson në pafajësinë e Thaçit: Specialja u ngut me lëshimin e deklaratës, prodhoi efekte politike

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 14:52 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi është intervistuar nga Prokuroria Speciale në Hagë, pak ditë pasi ndaj tij u dorëzua aktakuzë për krime lufte, që nuk është konfirmuar akoma.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, në një intervistë për Ekonomia Online pret që kreu i shtetit si dhe të gjithë udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm, duke shtuar se lufta e UÇK-së është e pastër.

Sipas tij, deklarata që është lëshuar kohë më parë rreth aktakuzës ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli ka prodhuar efekt politik.

Sipas tij, nuk ka qenë e mirë nga gjykata që të lëshojë deklarata të tilla kur vendi ka pasur nevojë të negociojë me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

“Deklarata që është lëshuar kohë më parë që ka një aktakuzë që është duke u shqyrtuar mendoj që koha e lëshimit të asaj deklarate ka prodhuar efekt politik dhe mendoj që nuk ka qenë e mirë nga gjykata që të lëshojë deklarata të tilla kur vendi ka pasur nevojë të negociojë me Serbinë në Shtëpi të Bardhë”.

“Presidenti i ka lajmëruar edhe vetë se sot do të intervistohet në Dhomat e Specializuara atje dhe nuk dihet arsyeja e intervisitimit pse është ftuar dhe për cilin rast, por mendoj që lufta e UÇK-së është luftë e pastër dhe është vërtetuar disa herë edhe nga gjykata që sa herë që thirret një udhëheqës i UÇK-së do të dalë i pafajshëm”.

“Lëshimi i deklaratave të tilla nuk i bënë mirë rrjedhave as juridike dhe as politike të vendit dhe gatishmëria e liderëve tanë për tu ballafaquar me drejtësi është për tu admiruar sepse tregon që secili beson në pastërti të UÇK-së”, shtoi Selimi.

Mes tjerash, Selimi Ligji për ndihmë të personave të akuzuar potencial parashihen që të ndihmohen të akuzuarit dhe familjet e tyre.

Ministri Selimi theksoi se në buxhet janë ndarë mbi 6 milionë euro, të cilat do të shpenzohen për të akuzuarit, raporton EO.

“Atëherë kur është aprovuar edhe amendamenti kushtetues edhe Ligji për Dhoma të Specializuara është aprovuar edhe ligji për ndihmë të personave të akuzuar potencial nga dhomat e specializuara. Aty parashihen që të ndihmohen të akuzuarit potencial dhe familjet në vizitat që do ti bëjnë tek ata”.

“Ne i kemi përfunduar tërë legjislacionin sekondar  dhe udhëzimet administrative në Qeveri të cilat do ti votojmë, sepse ato udhëzime janë çështje teknike të pagesave dhe përkrahjes të akuzuarve potencial dhe familjeve të tyre. Në buxhet i kemi të ndarë mbi 6 milionë euro me këto shkurtime të fondit të rimëkëmbjes të cilat do të shpenzohen për të akuzuarit potencial”, shtoi ai.

Të ngjashme